mardi 3 juillet 2007

Interviste në shqip / Interview en albanais

Intervistë e Mickael Wilmart marrë nga Alda Bardhyli dhe publikuar në gazeten Shqip më 22 korrik 2006


  • Çfarë duhet të harrojnë popujt e vendeve ballkanike dhe çfarë duhet të kujtojnë nga e kaluara e tyre?

M.W. : Asgjë nuk duhet harruar dhe duhet të kujtohemi për të gjitha. Ne nuk mund të zgjedhim disa ngjarje historike dhe të harrojmë disa pika të kujtesës kolektive. Historia është një vazhdim eksperiencash. Çdo moment, i mirë apo i keq qoftë ai, ka pasur rolin e tij në ndërtimin e identiteteve të popujve. Por, në qoftë se ka një gjë për të cilën duhet të kujtohemi, është pa dyshim eksperienca e re : regjimet komuniste, rritja e nacionalizmit dhe pesha që mund të këtë ideologjia ekstreme në jetën e një vendi ; lufta në ish-Jugosllavi në të cilen kemi parë të përballohen disa komunitete të mesuara të jetojnë se bashku. Demokracit ballkanike janë disa regjime të reja dhe nuk duhet harruar që ekuilibri demokratik është i dobet.

  • Si studiues që jeni marrë me historinë e feve, si do ta shihni rolin e tyre sot, duke qënë se jo rrallë herë në emër të feve jane hapur konflikte?

M.W. : Feja është njekohësisht një sistem besimi dhe një strukturë shoqërore. Ajo i jep besimtarëve një botëkuptim teologjiko-filozofik dhe regullat të jetës. Si gjithë sistemi i mendimit, vullneti i tij varet nga interpretimet që mund të bëjmë. Shumë fetarë, katoloke, myslimane a të tjerë, janë njerëz paqeje. Në emër të fesë ata marrin pjesë në pajtime konfliktesh dhe në ndihma humanitare të popullatave sepse ata çmojnë që mesazhi i parë i fese së tyre është paqa dhe solidariteti. Por të tjerë kanë një koncept më të mbyllur të fesë së tyre, udheheqin botën drejt asaj që Samuel Hunnington ka quajtur konflikt civilizimesh. Për mendimin tim, nuk është feja ajo që jep njê rol pak a shumë të keq por interpretimi që bëjnë njerëzit. Luftërat në emër të fesë kanë ekzistuar gjithmonë dhe do të ekzistojnë me siguri për një kohë të gjatë.

  • Si nje vend post-komunist, Shqiperia duket se i ka mundur te ruaje nje harmoni fetare. Si e shihni përhapjen e feve ne Shqiperi, dhe a ju duket se ato kane zene pozicionin e duhur ne raport me vendin ?

M.W. : Ekzistimi i një harmoni fetare në Shqipëri është një çeshtje e komplikuar sepse, për shkenctarët, gjithmone është e veshtirë të përgjithesojmë. Siç e thotë edhe Friedrich Nietzche “nuk ka fakte, por vetëm interpretime”. Ajo që dua të them duke cituar këtë thënie është se të flasesh për harmoni fetare në Shqipëri është një çeshtje interpretimi. Të themi që ajo ekziston nuk është gabim por nuk është gjithmone e vërtetë. E di që është një temë e ndieshme – dhe është normal meqë toleranca është baza e funksionimit të mirë të demokracis – por, si studies, refuzoj të përgjithesoj. Komunitetet fetare në Shqipëri kanë qënë të gjitha viktima të persekutimit komunist dhe kjo ka favorizuar afrimin dhe mirë kuptimin e tyre me ardhjen e demokracisë. Ekzistojnë disa martesa mikse, shenjë kjo që do të thotë që komunitetet nuk janë të mbyllura. Festat respektohen të gjitha. Mund të këtë gjithashtu disa pratika të përbashketa. Për shembull, ka disa muslimanë që shkojnë në shtegtim në kishën e Shën Ndout në Laç. E gjitha kjo bën pjesë në një harmoni fetare. Por, në anen tjetër, ka disa muslimanë që i quajnë të krishterët “Kaurr”, të tjerë që kanë një fjalim që zhvlerson Islamin, fetë e reja (si Dëshmitarët e Jehovait) ka akoma vështirsi të pranohen në Shqipëri etj. Jemi këtu në limitin e harmonis fetare. Ky limit shfaqet gjithashtu në qoftë se shohim klerit. Katolikët, ortodoksët, myslimanët e protestantët, të gjithe ato që përfundojnë misionare. Këto misjone fetare kanë për synim të përforcojne vendin e çdo feje duke sjellë një mbeshtetje shpirterore popullatave. Kjo krijon një atmosfere konkurence që mund të jetë kundershtore me fjalimin e tolerances që ndiqet nga të gjithë. Klerite duhet të bëjnë kujdes për të ruajtur këtë ekuiliber mes aktiviteteve misionare dhe fjalimit të tolerancës.

  • Gjithnjë është folur për tolerancë fetare, si gjëja e vetme që do të sillte bashkëjetesën e mirë mes popujve dhe njerëzve me fe të ndryshme. Përse ende në këto ditë në shumë vende është e vështirë të arrihet kjo harmoni ?

M.W. : Ne flasim shpesh për tolerancë fetare por këtë fjalim e perfundojmë rralle, mirëpo ne kemi grade të ndryshme tolerance. Me thjesht, ne mund të identifikojmë katër situata.
E para e cila ¨shtë edhe më dramatikja : grupet fetare që nuk arrijnë të merren vesh dhe, në rast kur janë në të njejtin pozicion, situate kthehet në konflikt, në të cilin ekziston një grup mbizoterues, pakica janë të persekutuar.
Situata e dytë është indiferenca. Grupet të bashkejtojnë pa krijuar lidheje të forta mes tyre dhe nuk ka një bashkim shoqëror jashtë këtyre grupeve.
Situata e tretë korrespondon me kuptimin që i jepnim fjalës tolerancë në shekullin e XVII. Grupi mbizoterues toleron pakicen, do me thenë që ai pronon sepse nuk mund të bëjë ndryshe për të siguruar paqen. Kjo tolerancë është rezultat i një kompromisi që mund të jetë i dobet.
Se fundi, situata e katert është ajo e tolerancës të tipit demokratik liberal. Funksjonimi i mirë i demokracis kerkon pranimin e ideve dhe opinioneve të ndryshme dhe ekzistencen e një dialogu. Ajo është e vleshme për politiken është gjithashtu e vleshme edhe për fetë. Kjo i fundit duhet të jetë e aftë të pranojë prezencen e të tjereve dhe të dialogojnë me ato me respekt të plotë.
Këto katër situata korrespondojnë me gradë të ndryshme të demokracis. Zbatimi i tolerancës fetare është pa dyshim e lidhur me zhvillimin e demokracis dhe në menyrë e cila kjo nderton sipas kritereve njëkohësisht kulturore, ekonomike, shoqërore dhe politike.

  • Çfarë identiteti kanë ballkanasit ?

M.W. : Mendoj që nuk ka një identitet ballkanik por mund të themi më tepër që ka disa identitete. Ballkani ka njohur ose njeh akoma influenca të ndryshme : perëndimor, osmane, sllave, grek, etj. Këtu, ka tre fe monoteiste që bashkekzistojnë : Katoliçizmi, Ortodokse dhe Islami. Historikisht, vendet ballkanike kane njohur fate të ndryshme : prezenca osmane pak a shumë e gjatë, sundimi austriak, etj. E gjitha kjo bën që Ballkani të jetë një mozaik kulturor në të cilin rigjejme disa elemente perëndimore, sllave, a lindore pak a shumë të fuqishme sipas zonave.

  • Cila është pesha reale e islamit në Ballkan ?

M.W. : Islami është prezent në Ballkan që prej pesë shekujsh dhe përbën aktualisht shumicen në Shqipëri, në Bosnje dhe në Kosove. Pra, është pakundërshtueshme që Islami është pjesë e kulturës ballkanike. Por, si në shumë vende europjane, praktika fetare në Ballkan është një çeshtje private. Tentativat për hyrjen e Islamit në politike (siç ka bërë Alija Izetbegoviç në Bosnje) të cilët kanë deshtuar. Pra, nuk ka rrezik fondamentalist në Ballkan. Prezenca e Islamit në Ballkan nuk është një problem për të ardhmen. Shumë Europjanë janë kundër hyrjes së Turqisë në Bashkimin Europjan sepse mendojnë që një vend mysliman nuk mund të mesohet me vlerat europjane. Por, një vend si Shqipëria, me një shumice myslimane, në të cilin një femër mund të arrij në një post të rendeseshëm si kryetare parlamenti, është një prove që Islami dhe vlerat europjane nuk janë të papajtueshme.

  • Si studiues i harmonisë fetare cfarë mund të na veconit si interesante nga vendet ku kjo harmoni është e plotë sot ?

M.W. : Nuk mendoj që mund të ekzistojnë një vënd ku harmonia të jetë e plotë, sepse toleranca fetare e plotë është utopi. Siç e verejme tek filozofi sloven Slavoj Zizek, toleranca ndërkulturore, për të cila flasim kaq shumë sot, “toleron tjetrin sado që nuk është tjetri i vërtetë”. Këtu ai do të thote që njeriu toleron ne pergjithesi atë që nuk largohet shumë nga vlerat e tij morale ose etike. Për shembull, parëndimoret shpesh janë kritike mbi femrat e mbuluara tek myslimanet sepse mendojnë se është kundër dinjitetit të saj. Pra, ne nuk mund të themi që një vend që pranon Islamin por denon mbulimin e femrave është krejt tolerant.
Gjithmon sipas Slavoj Zizek, fjalimi i tolerancës ndërkulturore mund të fshehi gjithashtu një rrezik : atë të homogjenizimit të kulturave. Thënë ndryshe, fjalimi i tolerancës mund të na çoje në fshirjen i identiteteve të veçanta në perfitim të një identiteti të vetëm. Gjithashtu, fjalimi mbi tolerancën tek Shqiptarët nuk duhet harruar që komunitetet fetare (mysliman, bektashi, katolik, ortodoks, etj.) kanë secili identitetin e vet dhe së bashku këto identitete marrin pjesë në identitetin shqiptarë.